Partia Demokratike e Kosovës javën e ardhshme e mbledh Këshillin Drejtues për të zgjedhur Kryesinë e re

Partia Demokratike e Kosovës javën e ardhshme do të mbledh Këshillin Drejtues ku do të zgjidhet përbërja e re e Kryesisë së PDK-së. Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së është ftuar për ditën e enjte, ndërsa përveç përbërjes së Kryesisë së re, pritet që të zgjedhën edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së. Betim Gjoshi, sekretar elektoral në mandatin e kaluar që ka organizuar mbajtjen e Konventës së PDK-së ku u zgjodh kryetari i ri Memli Krasniqi, e ka konfirmuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit Drejtues. Ai tha se PDK tashmë i ka kryer të gjitha përgatitjet në organizimin e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues ku pritet t’i jepet besim përbërjes së re të Kryesisë të cilën do ta prezantoj kryetari i partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …