Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi të futet në rend të ditës, rezoluta e PDK-së për Policinë e Kosovës, e përkrahur nga opozita

PDK: Kjo legjislaturë është e kriminalizuar, kryeterroristi, Radojiçiq e ka përcaktuar vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, bëri të ditur se  ka kërkuar që të shtyhet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, sepse është tejet e rëndësishme të hidhet dritë mbi marrëveshjet e fshehta të kryetares së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Milan Radojiçiq. Përveç faktit që Milan Radojiçiq na e paska përcaktuar pagën minimale dhe na i ka përjashtuar kategoritë më të ndjeshme, më të lavdishme nga kjo pagë, dhe që paska pasur edhe kandidat të tij për Gjykatë Kushtetuese nga radhët e shqiptarëve, në çka tjetër janë të involvuar dhe kanë marrëveshje me Milan Radojiçiqin?. Abelard Tahiri theksoi se PDK-ja nuk do të bashkëpunojnë në asnjë rrethanë me Lëvizjen Vetëvendosje përderisa Grupi Parlamentar i saj udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …