Dega e PDK-së në Skenderaj ka reaguar pas ngjarjeve në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt

PDK: Komuna e Fushë-Kosovës me damkën e skandaleve abuzuese

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë një vlerësim të rrjedhave aktuale si dhe qeverisjen e institucioneve komunale të Fushë-Kosovës. Sipas rrethanave të krijuara kjo degë konstaton se është degraduar tej mase institucionin i Komunës në çdo segment, për shkak të skandaleve dhe aferave të ndryshme, që ishin deri më tani të heshtura. Tashmë këto veprime abuzive, aspak etike dhe hiq profesionale kanë marrë tatëpjetën, duke u reflektuar negativisht në çdo veprimtari institucionale dhe shoqërore të kësaj komune. Thuaja për çdo ditë ka ndonjë aferë apo abuzim në këtë institucion, i cili jo që po e avancon mirëqenien shoqërore, por fatkeqësisht po e dëmton atë, përmes veprimeve abuzive me paranë dhe pasurinë publike.

Këto fakte tӫ adresuara nga kӫshilltarӫt e PDK nӫ cdo mbledhje kuvendit Komunal, fatkeqӫsishtӫ tӫ majorizuara nga shumica, tashmë i ka bërë publike edhe ish-kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Z. Zogaj, që i përket të njëjtës vijë politike – të LDK-së, i cili edhe botӫrishtӫ ka pranuar një pjesë të realiteti të pushtetarëve komunalë dhe sejmenëve të tyre. “Kjo komunë është në fakt një harem, përbrenda të veprimtaria e ngacmimi seksual është himni, që i paraprinë zhvatjes së organizuar të përftimeve të pista nga dhënia e dokumentit më të thjeshte, tek zhvatja nga shpërndarja e donacioneve bujqësore-industriale, mbjellja e luleve nëpër qytezë, ndihmat kalkulative sociale, e deri te keqpërdorimet skandaloze urbanistike, me lejet korruptive urbanistike që kanë shkelur plani urbanistik me qindra ndërtime korruptive nga të cilat është krijuar kaosi ndërtimor, që me rastin e tërmeteve mesatare, Fushë Kosova ka për të qenë varrezë masive”, ka deklaruar Z. Zogaj për gazetën e përditshme “Bota sot”. Fatkeqësisht këto dukuri janë bërë publike dhe se do të duhen shumë vite për ta riparuar dëmin që e kanë sjellë këta pushtetarë në shoqërinë e Fushë-Kosovës. Secili fushëkosovar e ndien vetën të përçmuar me këso etiketimesh që po ia veshin çdo ditë pushtetarët komunalë qytetarëve të Fushë-Kosovës me kësi veprimesh skandaloze. Tashmë, Fushë-Kosova është e traumatizuar për të mos thënë e shkatërruar në mirëqenie dhe etikë qytetare nga ana e keqpërdoruesve, korrupsionistëve, shantazhuesve dhe abuzuesve, që gjenden në udhëheqjen komunale në Fushë-Kosovë. Keqpërdorimi i parasë publike është bërë interes i pushtetarëve komunalë, me shpenzimet enorme për lukse personale dhe në veçanti të kryetarit të kësaj komune, Burim Berisha. Partisë Demokratike në Fushë-Kosovë i vjen keq për gratë dhe punonjësit civilë të komunës për etiketat dhe përçmimet që u bëhen në opinionin publik për shkak të veprimeve të ulëta të udhëheqësve të tyre. Po ashtu, fshehja, përshtatja, devijimi i projekteve, punimet nӫ infrastrukturë tӫ përgjysmuara dhe tӫ pakontrolluara janë bërë të rëndomta në lokalitetet e kësaj komune, duke i përshtatur dhe manipuluar me favore politike. Investimet kapitale tӫ shumta, tӫ dështuara, për vite tӫ tӫra, si: shtëpitë e shëndetit nӫ Graboc, Bardh tӫ Vogël, Henc, ujësjellësi nӫ Graboc, Çerdhja e Fëmijëve nӫ Bardh tӫ Madh, mbyllja e Shkollës sӫ Mesme nӫ Bardh tӫ Madh dhe shkatërrimi i objektit shkollor, Shkolla Fillore nӫ Bardh tӫ Vogël dhe shumë objekte tjera tӫ ndërtuara nga paratë e taksapaguesve tӫ komunës sonë shpërfaq jo-profesionalizmin, papërgjegjësinë dhe diletantizmin që mbretëron në këtë qeverisje komunale.

Ndërtimet në formën më të egër kanë katandisur Fushë-Kosovën, duke mos respektuar kurrfarë kriteresh urbanistike. Këto ndërtime jo që kanë bërë zgjidhje të popullatës për banime, por kanë krijuar parehati, anarki në lëvizjen e qytetarëve, duke mos pasur trotuare, parkingje e lëre më ambiente të gjelbra apo kënde për fëmijë. Askush nuk beson se këto ndërtime kanë edhe shkallën e qëndrueshmërisë sizmike. Fatkeqësisht një nënë në Fushë-Kosovë nuk mund ta shëtisë as me karrocë fëmijën e saj, për shkak të kaosit në komunikacion dhe në infrastrukturë, që është krijuar në qytetin e Fushë-Kosovës. Nepotizmi familjar në rend të parë dhe pastaj ai partiak i karakterizojnë të gjitha institucionet e kësaj komune, duke përfshirë: kupolën-komunën, shkollat, shtëpitë e shëndetit, e deri te rojet e sigurimit. Subvencionet pa kritere dhe pa mbulesë dhe me anime politike dhe të keqpërdorura janë bërë dukuri, që të gjithë qytetarët e kësaj komune tashmë po i shohin çdo ditë. Pushtetarët komunalë e kanë rrethuar “prenë” e tyre përmes krimit të organizuar, korrupsionit, mashtrimit, hajnisë dhe haremit, duke keqpërdorur pushtetin në pafundësi. Shpërfillja, mostransparenca, korrupsioni, arroganca dhe abuzimet në këtë komunë kanë marrë përmasa alarmuese në opinionin publik, e që janë fakte të mjaftueshme për Agjencinӫ Antikorrupsion, Inspektorӫt e Krimeve Ekonomike dhe Prokurorinë e Shtetit. Po të shikohet pushteti aktual në Fushë-Kosovë hapur ka degraduar dhe ka devijuar tërësisht nga realiteti. Partia Demokratike e Kosovës në Fushë-Kosovë do t’i dënojë çdo herë këto devijime etike, morale, profesionale dhe abuzuese nga kushdo që i vijnë, qofshin ata edhe nga radhët tona. Partia Demokratike e Kosovës nӫ Fushӫ-Kosovӫ do tӫ përkushtohet maksimalisht qӫ të jetë në shërbim të qytetarëve dhe përgjegjësi do ta ketë llogaridhënien dhe transparencën. PDK ftonӫ Kӫshilltarӫt nӫ Kuvendin Komunal pa dallim pӫrkatӫsie Partiake qӫ duke mbrojtur ligjin, rendin dhe moralin shoqӫror tӫ inkurajojnӫ shӫrbyesit civil qӫ nuk janӫ pjesӫ e “Haremit” tӫ qendrojnӫ tӫ pa trembur nӫ etkӫn dhe pӫrkushtimin e tyre profesional. Duke ngritur zӫrin nӫ mbrojtje tӫ ligjit, duke kӫrkuar veprime konkrete dhe tӫ menjӫhershme tӫ mekanizmave dhe agjencive shtetӫrore qӫ janӫ tӫ thirrura dhe tӫ paguara pӫr mbrojtje tӫ ligjit, ne zgjerojmӫ bazӫn e demokracisӫ sonӫ, ne japim shembuj se shoqӫria jonӫ ka forcӫ, dhe guxim qytetarӫ pӫr tӫ adresuar ata qӫ me vite tӫ tӫra kanë ngritur pasuri prrallore mbi mjerimin dhe varfӫrinӫ e qytetarӫve tanӫ. Kthimin e besimit tek institucionet në Fushë Kosovë, PDK-ja do ta ketë prioritet dhe angazhim të përhershëm, duke e parë pushtetin si përgjegjësi dhe mundësi për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Dega e PDK-së në Fushë Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …