Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar LDK-në, për grumbullimet që i bëri dje në Besianë, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore. Në këtë komunë kanë qëndruar edhe disa prej figurave kryesore të partive politike, përfshirë këtu edhe kryeministrin, Avdullah Hoti e liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Ajo që ka rënë në sy ishte se pak janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Kritika kanë pasur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. “A janë t’u ditë çka po dojnë e çka po bajnë”, ka shkruar Betim Gjoshi nga PDK-ja teksa ka publikuar një fotografi të tubimit të djeshëm dhe ligjin për pandeminë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …