PDK

PDK: Kryeministri Kurti hoqi dorë nga qëndrimet dhe kushtet e tij para interesave personale dhe ambicieve për të qëndruar në pushtet

Partia Demokratike e Kosovës e cilëson si mundësi të humbur për Republikën e Kosovës pranimin e propozimit evropian nga ana e Kryeministrit Kurti, i cili dokument është i pamjaftueshëm për arritjen e qëllimeve shtetërore të vendit tonë. Përmes pranimit të propozimit evropian, fatkeqësisht, ndodhi ajo që PDK kishte paralajmëruar disa herë gjatë javëve dhe muajve të fundit.

Kryeministri Kurti hoqi dorë nga qëndrimet dhe kushtet e tij para interesave personale dhe ambicieve për të qëndruar në pushtet. Ndërkaq, si rrjedhojë, Kosova humbi njohjen e ndërsjellë me Serbinë, ndërsa fitoi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Për më shumë, në propozimin zyrtar nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Përkundrazi, aty flitet për kompetenca të zgjeruara për komunitetin serb, që rrezikojnë të qojnë drejt autonomisë substanciale dhe, po ashtu, flitet për statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, që rrezikon të qojë drejt ekstra-territorialitetit.

Për dy vjet me radhë, Partia Demokratike e Kosovës e ka mbështetur Kryeministrin Kurti në raport me Serbinë. PDK e ka inkurajuar që të koordinohet me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe i ka ofruar edhe propozime konkrete në lidhje me marrëveshjen finale me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Për fat të keq, Kryeministri Kurti injoroi çdo ndihmë e këshillë që i është dhënë dhe kokë më vete e në kundërshtim me interesat afatgjate të Republikës së Kosovës, përmes veprimeve dhe politikave të gabuara, degradoi pakthyeshëm procesin e dialogut.

Rrjedhimisht, ai mundësoi zëvendësimin e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër me një marrëveshje të përkohshme me Asociacionin në qendër. Pikërisht, ashtu siç ka synuar Serbia në këtë proces të dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj thotë së Qeveria Kurti është më të dobëta që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës

Pal Lekaj: Edhe pushtetin edhe opozitën i ka kapur paniku nga aktivitetet e shumta dhe të pandalshme të AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Pal Lekaj, ka deklaruar se si pushteti …