Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

PDK LDK dhe AAK i kundërshtojnë vendimet e ligjet e miratuara nga Qeveria, të cilat edhe i kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese

Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimet dhe ligjet e miratuara nga Qeveria Kurti. Gjatë kohës së fundit katër nga ligjet e votuara në Kuvend kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.  Në Gjykatë aktualisht janë katër ligje të cilat janë në procedurë të shqyrtimit. Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Veton Dula konfirmoi se dy ligje janë dërguar nga LDK, ndërsa PDK e  AAK kanë dërguar nga një ligj. “1.Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Parashtrues: Dhjetë  deputetë të Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. 2 Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë. Parashtrues: njëmbëdhjetë deputetë të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …