Përveç LDK-së dhe PDK-së, të cilat kanë mirëpritur nënshkrimin e tri marrëveshjeve Kosovë-Serbi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe autostradën Prishtinë-Beograd, ka përshëndetur vizionin dhe udhëheqjen efektive të presidentit amerikan Donald Trump dhe ambasadorit Richard Grenell për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Haradinaj, i cili nuk po e përmend më taksën tha se tash është e nevojshme finalja e madhe, njohja reciproke ndërmjet dy vende, ashtu sikur ka vendosur amerikan, Trump.
