PDK: Ministria e Arsimit po e humbë edhe një vit shkollor në këtë periudhë tragjike, pa asnjë plan të mirëfilltë për mësim online

PDK: Ministria e Arsimit po e humbë edhe një vit shkollor në këtë periudhë tragjike, pa asnjë plan të mirëfilltë për mësim online

 Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala në një konferencë për media ka kritikuar qeverinë për dështimin e vitit të ri shkollor, si pasojë e keqmenaxhimit të situatës me pandeminë dhe mungesës së një plani konkret të veprimit.

Shala tha se sot me 1 shtator, ditën kur gjithmonë në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor, rreth 25 mijë nxënës, të shoqëruar nga prindërit e tyre do të duhej të fillonin klasën e parë, por Ministrja e Arsimit nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të punuar në krijimin e kushteve për fillimin e vitit të ri shkollor.

“E njëjta qeveri ka qenë në pushtet edhe vitin e kaluar kur filloi pandemia dhe sot mund të konstatojmë pa asnjë dilemë se kemi humbur një vit shkollor për nxënësit e Kosovës dhe tani po rrezikojmë ta humbim edhe një vit tjetër.  Duke e ditur tash e disa muaj se varianti delta i virusit po i prekë lehtësisht edhe fëmijët dhe shpërndarja e tij po del të jetë e frikshme, Institucionet Ndërkombëtare të Shëndetësisë kanë rekomanduar që vaksinimi të filloj të bëhet edhe për fëmijët prej moshës 12 vjeçare. Por, fatkeqësisht, Ministria e Arsimit nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’u koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar vaksinim të nxënësve prej moshës 12 deri 18 vjeç që në vendin tonë në këtë grup-moshë janë 165 mijë nxënës. Nga ana tjetër ende nuk ka përfunduar as vaksinimi i gjithë mësimdhënësve, ndërsa Ministria e Arsimit ka dalë me qëndrim se mësimi me prezencë fizike do të filloj më 13 shtator. “, tha Shala.

Ai ka akuzuar Ministrinë e Arsimit për papërgjegjësi duhe thënë se sot nuk ka prezantuar asnjë plan për mësim online në kohën kur bota po lëvizë drejt Edukimit 3.0 dhe Klasave hibride dhe në një kohë kur në bazë të raporteve të institucioneve që merren me analizën e të dhënave, në Kosovë përdorimi i Internetit ishte mbi 95% në Janar 2021.

“Me të gjitha këto parakushte dhe me mundësinë qe e ofron GOOGLE përmes platformës “Bazat e Edukimit” e që është falas, Ministrja Arbërie Nagavci dhe kabineti i saj janë treguar të paaftë për të menaxhuar me arsimin. I bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës që të sigurojnë mbarëvajtje të mësimit online për nxënësit e Kosovës deri në sigurimin e vaksinave të munguara për qytetarët. Nxënësit nuk duhet të humbin më shumë sepse edhe ashtu janë dëmtuar tepër shumë vitin e kaluar me një organizim të dobët të procesit mësimor.”, theksoi Shala.

PDK konsideron se MASHTI nuk guxon t’i lë jashtë koordinimit mësimdhënësit e Kosovës dhe duhet të siguroj cilësi të mirëfilltë të mësimit online i cili duhet të përfshijë edhe trajnimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve për mësim online, pajisjen e nxënësve në nevojë me pajisje teknologjike, digjitalizim të literaturës shkollore.

“Në këtë periudhë të vështirë pandemike, Ministria e Arsimit duhet të ketë po ashtu plan konkret të mënyrës së digjitalizimit të komunikimit efikas ndërmjet Drejtorive Komunale të Arsimit, Sindikatës dhe prindërve.Sipas tij, në këtë periudhë të vështirë, Ministria e Arsimit duhet të ketë plan konkret të mënyrës së digjitalizimit të komunikimit efikas ndërmjet Drejtorive Komunale të Arsimit, Sindikatës dhe prindërve.”, përfundoi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …