Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës mbahet me 3 korrik

PDK: Mos u besoni lajmeve të rreme të gazetës Express

Zgjedhjet po afrohen, fushata elektorale ka filluar dhe bashkë me të lajmet e rreme dhe të porositura. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart rolin e mediave në demokracinë e Kosovës dhe mbron bindshëm lirinë e fjalës. Madje, i respekton mediat edhe kur ato kanë anësi politike. Por, nuk do të pranojë manipulimin me lajme të rreme nga Gazeta Express.  Kjo web-faqe tashmë një kohë është futur në këtë valle me mision të qartë të goditjes së PDK-së me një armiqësi të pakuptueshme. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’i marrin me rezervë lajmet e Gazetës Express.

Zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë festë, qytetarët duhet të zgjedhin më të mirën. Partia Demokratike e Kosovës, pavarësisht çfarëdo koalicioni që bëjnë partitë tjera, ka për qëllim që nga këto zgjedhje të fitojë Kosova dhe Kosova fiton vetëm me PDK-në. Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës përsërit edhe një herë, në mënyrë të vendosur dhe pa ekuivok, se kandidati i vetëm për Kryeministër është Kadri Veseli.

Kadri Veseli me vullnetin e qytetarëve do të jetë Kryeministër i Republikës së Kosovës. Në Qeverinë e ardhshme, me Kryeministër Kadri Veselin, lufta ndaj korrupsionit do të jetë pa kompromis dhe mediat e lira e vërtet profesionale të Kosovës do të jenë aleate në përpjekjet për të garantuar sundimin e ligjit dhe një të ardhme më të mirë për rininë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …