Kundër disa deklaratave të Nismës për Kosovën në Drenas, ka reaguar sërish zëdhënësi i PDK-së në këtë komunë, Betim Berisha. Ai ka deklaruar se përpjekjet e Nismës, sipas tij, për të prishur zgjedhjet janë të kota, ngaqë sepse votimi po shkon në rregull dhe të gjitha vendvotimet janë nën mbikëqyrjen e KQZ-së, KKZ-së, OJQ-ve dhe prokurorisë. “Nisma vetëm ka filluar të propagandojë rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve, duke u munduar t’i godas vendvotimet që tërë Drenasi e di, që janë votues tradicional të PDK-së”, ka thënë Berisha. Berisha më tej ka bërë thirrje tek Prokuroria e Shtetit, që t’i monitorojë vendvotimet që llogariten si bastione të PDK-së, ku sipas tij, Nisma po tenton ta prishë procesin e votimit. “Ftojmë organet e rendit të monitorojnë qendrat e votimit në Tërstenik, Sankoc, Nekovc dhe Dobroshec”, ka thënë Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …