leoni

PDK në Ferizaj, shpreh shqetësimin e thellë për keqqeverisjen që po i bëhet qytetit nga LDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, shpreh shqetësimin e thellë për keqqeverisjen që po i bëhet qytetit të Ferizajt nga ana e kryetarit të Komunës së Ferizajt! Kjo po dëshmohet edhe nga mos marrja e asnjë çmimi prej organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë e që këto çmime për performansë të mirë po marrin edhe komunat fqinje siç ishte rasti i Komunës së Shtimes e cila mori vendin e tretë në nivel vendi e cila është shpërblyer nga projekti DEMOS projekt i përkrahur nga shteti zviceran për performancë të mirë qeverisëse.  Kujtojmë që gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj 2007-2013 për çdo vit Komuna e Ferizajt shpërblehej me çmime të ndryshme duke fituar edhe grante si shpërblim nga USAID si komuna e më e mirë në Kosovë për performancë më të mirë në shërbime publike, në ndriçimin publik, në korridoret e gjelbër e mbi te gjitha ne respektimin e ligjit por edhe ne fusha te tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …