Deri më tani trembëdhjetë mësimdhënës të Fushë Kosovës kanë rezultuar të infektuar me Covid 19, ndërsa nuk ka asnjë reagim apo njoftim nga komuna për asnjërin prej këtyre rasteve apo për gjendjen në shkolla pas fillimit të procesit mësimor.
Edhe më tej qytetarët nuk e dinë se si po menaxhohet situata, se si do të vijojë procesi i mësimit dhe si është duke u bërë zëvendësimi i atyre mësimdhënësve, apo se cilat masa duhet të merren në shkollat ku janë evidentuar rastet me Covid.
Me kësi mungese të transparencës Komuna e Fushë Kosovës ka udhëhequr dhe që kur e kanë pushtetin, kanë fshehur keqpërdorimet, qeverisjen e keqe dhe pasurimin e drejtorëve- shokëve të kryetarit të komunës, pa dhënë llogari para qytetarëve.
Pas hapjes së shkollave natyrshëm se rritet rreziku nga infeksionet dhe në këtë situatë është e papranueshme të mos dilet me një njoftim, të tregohet nëse është duke u vëzhguar gjendja, por të injorohet me kaq papërgjegjësi dhe me kaq shpërfillje.
Drejtori i dështuar i Arsimit, Islam Shabani, me gjasë nuk është i informuar çka është duke ndodhur, por duhet të kërkojë nga shefat e tij që të sqarojnë situatën.