Dega e Partisë Demokratike në Fushë Kosovë reagon ndaj një të pavërtete në Raportin e Demokracisë në Veprim, ku thuhet se PDK-ja në Fushë Kosovë ka përdorur gjuhë të urrejtjes në baza etnike. Dega e PDK-së asnjëherë nuk ka përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj askujt e aq më pak në baza etnike. Nëse Demokracia në Veprim i është referuar një termi që kandidati për deputet Rrahim Ternava e ka përdorur në një takim në Fushë Kosovë, sqarojmë opinionin se termi “jugosllav” i përdorur nga ai ka pasur të bëjë me mënyrën dhe mendësinë me të cilën qeveriset Komuna e Fushë Kosovës, e assesi nuk ka pasur qëllim gjuhën e urrejtjes ndaj komuniteteve.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …