leoni

PDK në Mitrovicë akuzon Komunën për 20 shkelje ligjore të gjetura nga ZKA, e fton prokurorinë t'i hetojë ato

PDK në Mitrovicë akuzon Komunën për 20 shkelje ligjore të gjetura nga ZKA, e fton prokurorinë që t’i nis hetimet

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, ka akuzuar Komunën e Mitrovicës për një sërë shkeljesh të pasqyrave financiare gjatë vitit 2019, të cilat janë publikuar nga Zyra Kosovare e Auditimit për këtë komunë. Nënkryetari i PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, gjatë një konference për media të mbajtur sot, ka potencuar 20 shkeljet e gjetura nga ZKA, duke përmendur keq klasifikimin e shpenzimeve në kategori ekonomike jo adekuate, parregullsi në kalkulimin e të hyrave nga tatimi në pronë, parregullsi në lëshimin e lejeve të ndërtimit, nënshkrimin e kontratave përtej vlerës së parashikuar të buxhetit etj. Ai ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit dhe organeve të tjera përgjegjëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme, pasi që siç u shpreh ai, duke ju referuar raportit, tashmë ekzistojnë arsyet ligjore që kryetari i komunës dhe drejtuesit e tjerë të jenë subjekt trajtimi nga këto organe.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …