PDK në Prizren e përkushtuar në fuqizimin e bizneseve vendore

PDK në Prizren e përkushtuar në fuqizimin e bizneseve vendore

Kandidatët për deputetë nga dega e PDK-së në Prizren,  Nait Hasani, Luljeta Veselaj – Guatj dhe Nijazi Kryeziu, sot gjatë ditës kanë vazhduar me aktivitete të shumta sipas agjendës së shtabit zgjedhor, duke takuar bizneset në rajonin e Prizrenit. Ata fillimit takuan pronarët Kompanisë “Renelual Tahiri” e më pas fabrikën prodhimit të llokumave “Liri” me ç’ rast u mirëpritën nga menagjmenti dhe stafi i tyre. Gjatë këtij takimi kandidatët për deputet shplosën pjesë programore të Fillimit të Ri i cili ka për bazë krijimin e letësirave të shumta për zhvillimin e bizneseve në mbarë Republkën e Kosovës. Nait Hasani, deputet në tre mandate i Parlamentit të Republkës së Kosovës, garantoj bizneset se me qeverisjen e koalicionint PDK AAK NISMA bizneset do të fuqizohen edhe më tepër dhe për to do krijohen lehtësira të shumta në zhvillimin e veprimatrisë së tyre.

Nijazi Kryeziu, kandidat për deputet tha se PDK ka platformë për hartimin e një agjende të përbashkët ekonomike duke shtuar se PDK do të angazhohet  për hartimin e një agjende të përbashkët ekonomike dhe pako të reformave të domosdoshme për periudhën vijuese. Luljeta Veselaj –Gutaj premtoj bizneset lokale të Komunës së Prizrenit së në  ç’do kohë nuk do të mungoj kujdesi shtëror dhe institucional ndaj tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …