PDK

PDK në Prizren kërkon nga kryetari i komunës ngritjen e shtatoreve për gjashtë komandantë të UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës, e ngritur në themelet e Luftës mbi vlerat e luftës çlirimtare dhe vlerat universale të demokracisë qytetare, është vazhduese e vlerave të luftës çlirimtare dhe në kontinuitet angazhohet për promovimin e këtyre vlerave duke forcuar shtetin e Kosovës. Marrë për bazë që vlerat e luftës çlirimtare janë themeli i lirisë dhe i shtetit të Kosovës, Partia Demokratike është e angazhuar për promovimin e vlerave dhe ruajtjen e përkujdesjen  për Dëshmorët, Veteranët, Invalidët dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Në përputhje më këto vlera, në përkushtim të ruajtjes së kujtesës sonë historike, për brezat dhe për amanetin e të rënëve kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit nisjen e proceduarave për ngritjen e shtatoreve të:

  1. Komandantit Legjendar, Adem Jashari,
  2. Komandant Drinit, Ekrem Rexha,
  3. Komandant Tahir Sinanit,
  4. Komandant Hysen Rexhepit,
  5. Komandant Agim Shalës
  6. Komandant Skënder Rexhepit

Roli i tyre në luftën për Liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte emblematik në betejat e rezistencës kombëtare. PDK, Dega në Prizren, kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit që në seancën e radhës të propozohen lokacionet për vendosjen e përmendoreve në bashkëpunim më Shoqatat e Dala nga Lufta që veprojnë në qytetin tonë dhe të njëjtat ti kthejë për miratim në seancë të Kuvendit Komunal. Grupi i Kuvendarëve të PDK –së do të jetë aktiv në përmbushjen e kërkesave për ngritjen e përmendoreve.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …