Gjatë ditës së sotme kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, Nijazi Kryeziu dhe Nait Hasani të shoqëruar nga anëtarë të shtabit zgjedhor, kanë takuar Ansamblin e këngëve dhe valleve “Lidhja e Prizrenit”, me rastin e dhjetë vjetorit të themelimit të këtij ansambli, me ç’ rast u priten nga drejtori z. Jeton Qafleshi. Nijazi Kryeziu, kandidat për deputet për Parlamentin e Republkës së Kosovës në legjistraturën e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës, theksoi se ndihet krenar me sukseset e arritura të këtij ansambli në shumë manifestime vendore dhe ndërkombëtare, meçërast ansambli “Lidhja e Prizrenit” ka reprezentuar në nivelet më të larta kulturën dhe traditën shqiptare. Ai ndër të tjera u garantoi udheqësisë së ansamblit “Lidhja e Prizrenit” se prioritet i legjistraturës së ardhshme do të jetë ngritja e buxhetit për të gjitha shoqëritë kulturoro-artistike, me theks të veçantë për ato të qytetit të Prizrenit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …