Dega e PDK-së në Shtime, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Shtimes nga radhët e Vetëvendosjes, Qemajl Aliun se ka punësuar si drejtor komune, ish-kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka. Edhe pse pushteti lokal i udhëhequr nga Qemajl Aliu është vonuar në emërimin e drejtorëve komunale ende nuk ka publikuar njoftimin zyrtar dhe nuk e ka kompletuar në tërësi emërimin e drejtorive dhe nënkryetarit të Komunës. Përmes këtij reagimi publik shprehim shqetësimin e kësaj vonese, por edhe më keq emërimin e personave nga komunat fqinje në këtë rast emërimin e drejtorit të Drejtorisë për Prokurim, i pa certifikuar dhe nga Komuna e Kaçanikut, Jeton Raka, ish kandidat i Vetëvendosjes për kryetar. PDK-ja në Shtime ka deklaruar se qëllimi kryesor i Vetëvendosjes është rehatimi militantëve partiakë. Kjo qasje tregon jo seriozitet, pa përgjegjshmëri dhe injorancë e tejskajshme ndaj qytetarit të Shtimes, kur dihet se në komunën e Shtimes ka njerëz mjaft të kualifikuar për t’i dal zot kësaj pune. Qytetari i Shtimes duhet të jetë prioritet i Komunës, thuhet në reagimin e PDK-së në Shtime.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …