leoni

Në adresë të Radios Kosova e Lirë kanë mbërritur letra, telegrame dhe mesazhe ngushëllimi nga të gjitha trojet shqiptare

PDK ngushëllon për ndarjen nga jeta të Profesor Ahmet Qeriqit

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur dhembje të thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Ahmet Qeriqit, një figure e shquar atdhetare dhe bashkëthemelues i Radios Kosova e Lirë.

Në mesazhin e ngushëllimit, PDK vlerëson kontributin e tij të pazëvendësueshëm në shërbim të çështjes kombëtare dhe përkushtimin e palëkundur për informimin dhe dokumentimin e luftës çlirimtare.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët e Ahmet Qeriqit. Jetoftë përherë kujtimi për të! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës,” thuhet në mesazh.

Vepra dhe përkushtimi i Prof. Ahmet Qeriqit do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së lavdishme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazh ngushellimi nga Rexhep Qosja me familje

 Shume e nderuara familje e dashur dhe shume e çmuar e Ahmet Qeriqit, Me dhembje …