PDK ofron mbështetje të plotë për kërkesat e OVL-UÇK-së, Krasniqi takon drejtuesit e organizatës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga kryetari Hysni Gucati. Në këtë takim, për të cilin Krasniqi ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në Facebook, është diskutuar për sfidat me të cilat përballen kategoritë e dala nga lufta çlirimtare. Në përbërje të delegacionit të PDK-së ishin edhe anëtarët e Kryesisë, Jakup Nura dhe Rrahman Rama. Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të mbrojtur dhe forcuar vlerat e luftës çlirimtare. Ai shprehu mbështetje të plotë për kërkesat e OVL-UÇK-së, duke i cilësuar ato si legjitime dhe të drejta. Krasniqi po ashtu rikonfirmoi përkushtimin e PDK-së për mbështetje të vazhdueshme për kategoritë e dala nga lufta. “PDK ka qenë dhe do të mbetet shtëpia politike e luftëtarëve të lirisë,” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

OVL, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve kundërshtojnë koncertin në Dragash: Provokim i papranueshëm dhe ofendim për luftën

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Invalidëve të Luftës …