leoni

PDK

PDK: Prokuroria e Gjykatës Speciale (e Dhomave të Specializuara) të ndal përndjekjet politike në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e madh ndaj fushatës së bastisjeve që po zhvillojnë hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale  në Kosovë, kundër  ish-zyrtarëve të shtetit dhe anëtarëve tanë. Për PDK-në, këto bastisje janë tërësisht të panevojshme, tendencioze dhe shkojnë në nivelin e përndjekjes politike. Kosova ka themeluar Dhomat e Specializuara për të ofruar drejtësi me standarde evropiane dhe jo spektakël në emër të saj. Mbi të gjitha, kjo fushatë përndjekëse shpërfaqë dështimin e Dhomave të Specializuara për të argumentuar aktakuzat e tyre në proceset gjyqësore. Dhomat e Specializuara të Kosovës,  janë themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës, me mandat të qartë dhe të kufizuar për të hetuar krimet e pretenduara për trafikim të organeve. Fatkeqësisht, që nga momenti kur janë bërë publike aktakuzat e para kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe ish-udhëheqësve shtetërorë të Kosovës, është bërë e qartë se fokusi i Dhomave të Specializuara ka dalë jashtë mandatit dhe çdo kontrolli institucional, duke u shndërruar në një mekanizëm që i ndjekë vetëm shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

Volodymyr

Kryetari  ukrainas Volodimir Zelensky zotohet  se nuk do të pranojë kurrë asnjë vendim midis Amerikës  dhe Rusisë për Ukrainën

Kryetari  ukrainas, Volodimir Zelensky ka deklaruar se “nuk do të pranojë kurrë asnjë vendim midis SHBA-së …