PDK propozon kundërkandidatin për president

Në mbledhjen
e sotme të Partisë Demokratike të Kosovës, është propozuar që Rafet Rama të jetë
kundërkandidat i Hashim Thaçit për postin e presidentit të Republikës. Në këtë
mbledhje, siç bëjnë me dije burime brenda PDK-së, është shqyrtuar edhe sigurimi
i kuorumit të nevojshëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. PDK ka vendosur që të
gjithë deputetët e saj, në seancën kur do të votohet për zgjedhjen e
presidentit, të qëndrojnë në sallë, pavarësisht gjendjes që krijohet aty.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …