Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj dhe avokati Faton Fetahu, kanë denoncuar sot shkeljen e shtatë kushtetuese të Qeverisë Kurti, me ç’rast është shpallur antikushtetues Ligji për Zyrtarët Publikë a, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji. Nikaj në një konferencë për media tha se në këto 900 ditë të qeverisjes, Qeveria Kurti është karakterizuar vetëm me skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme. Sipas Nikajt, në vend se të ketë reflektim, llogaridhënie dhe marrje të përgjegjësisë për këto shkelje të vazhdueshme, po shihet vetëm një kryeneçësi të Qeverisë për të mbrojtur veprimet e saj joligjore. Prandaj, PDK kërkon shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit, integrimit dhe zbatimit të mirëfilltë të demokracisë. Ndërsa, avokati Faton Fetahu tha se ka ka prova të bollshme se sfidimi i sistemit kushtetues është veprimtaria më e suksesshme e pushtetit të Albin Kurtit, të cilin fatmirësisht, deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, po e parandalojnë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …