Anëtari i ri i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, e bënë përgjegjëse direkte Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhimin me pandeminë dhe rrjtjen rekorde të numrit të qytetarëve të infektuar. Ai ka shkruar në faqen e tij në rrjetin social se kjo rritje enorme e rasteve me Covid-19, përveç se të papërgatitur, e gjenë Qeverinë e Kosovës krejt shpërfillëse ndaj jetëve të njerëzve. “Arben Vitia nuk është shkaktari por simptoma: ai është treguesi më i saktë i një qeverie që po kalbet nga brenda. Gjejnë kohë për gjithçka, përveç shëndetit të njerëzve të cilët i shohin si numra në kutitë e votimit, prandaj dhe procesi i vaksinimit e merr valën vetëm në prag të zgjedhjeve lokale. Sepse për pushtetin, qytetari ose është votues, ose është i pavlefshëm”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …