PDK: Shpend Ahmeti mashtroi prishtinasit për ujin, tregun dhe trafikun

PDK: Shpend Ahmeti mashtroi prishtinasit për ujin, tregun dhe trafikun

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, sot përmes një konference për media ka demantuar Shpend Ahmetin lidhur me përmbushjen e premtimet e tij. Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se asnjë premtim përmbajtjesor i Shpend Ahmetit nuk është përmbushur gjatë këtyre katër vjetëve, porse për shkak të dështimeve të shumta, sot do merren vetëm me tri premtime të tij, kurse ditëve të ardhshme edhe me të tjerat.

“Të vetmet premtime që ka përmbushur janë ato që mund t’ia ketë bërë partisë së tij, duke politizuar tërë administratën e Prishtinës, duke punësuar afër 500 militantë të Vetëvendosjes aty, duke u dhënë tenderë kompanive të afërta me Vetëvendosjen, duke punësuar militantë në Ndërmarrjen Banesore dhe në shkollat e Prishtinës, duke bërë biznes me leje ndërtimore, si dhe duke kapur dhe shfrytëzuar gjithçka publike për partinë Vetëvendosje në Prishtinë”, ka thënë Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …