Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës. Sipas PDK-së, një veprim i tillë i toleruar nga KFOR-i dhe Qeveria e Kosovës është cenim i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare. PDK thotë gjithashtu se provokimet e vazhdueshme të forcave serbe në fshatrat e kufirit në sytë e KFOR-it janë të papranueshme. “Në kohën kur udhëheqësit e lirisë, të shtetit dhe Kosova po goditen, pikërisht për luftën e drejtë kundër asaj ushtrie vrastare, nuk është momenti i eksperimenteve të tilla me simbolika që rikthejnë vetëm dhimbjen dhe terrorin për qytetarët e vendit. Asnjë deklaratë, kurrë nuk është lëshuar nga ushtria dhe ndonjë lider institucional serb, kundër veprimeve gjenocidale të Serbisë mbi popullatën civile në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në reagim.
