Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve që sot ta votojnë projektligjin për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ajo që përmes një postimi ka bërë thirrje që deputetët ta gjejnë forcën e të votojnë projektligjin në fjalë. Ajo ka thënë se ky ligj duhet të votohet pavarësisht presioneve. “Uroj që deputetët të gjejnë forcën sot, përkundër presionit, ta njohin ligjërisht vlerën më sublime të popullit tonë”, ka shkruar ajo. Ndryshe, ditë më herët kundër këtij projektligji kanë dalë disa nga ambasadat e huaja në Kosovë. Sipas tyre, ky ligj minon lirinë e shprehjes dhe nuk mbron vlerat e UÇK-së, ashtu siç është destinuar.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …