Pas refuzimit që Franca dhe disa shtete evropiane ushtruan për mos-hapjen e negociatave ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut parlamenti evropian ka kërkuar miratimin e një rezolutë për bllokimin e negociatave nga kjo e fundit. Në dokumentin e Parlamentit Evropian thuhet se refuzimi i hapjes së negociatave mund të sjellë destabilitet jo vetëm tek dy vendet por në të gjithë rajonin. Më tej thuhet se “shprehet keqardhja për vendimin e bllokimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si rolit që Presidenti i Francës dhe vendet e tjera patën në këtë vendim”. Gjithashtu i bëhet thirrje këshillit që të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të veprojë sipas rregullave. Parlamenti Evropian nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin, por qëndrimet e tij janë të rëndësishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …