Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në vizitën katër ditore në vendet e Ballkanit nuk parasheh vizitë në Kosovë

Pedro Sanchez: Kryefjalë e axhendës së BE është zgjerimi, hap ky që u ndikua dhe mori kthesë edhe nga lufta në Ukrainë e sulmi në Gaza

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez, në fjalën e mbajtur në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë nënvizoi se “Këshilli Evropian ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm që ju të bëheni pjesë e BE-së dhe ky rol është akoma më i rëndësishëm sa i takon zgjerimit dhe është përparësi e lartë për BE”. Sanchez nënvizoi se kryefjalë e axhendës së BE është zgjerimi, hap ky që u ndikua dhe mori kthesë edhe nga lufta në Ukrainë apo dhe sulmi në Gaza. “Takimi jonë ndodh në një moment kyç së pari, sepse sfidat e kontinentit tonë kanë bërë që zgjerimi në BE të jetë në krye të axhendës së saj dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia  ishte një kthesë por jo e vetme, pandemia COVID-19, shndërrimi digjital, të gjitha këto çështje me të cilat ne duhet të përballemi na kanë treguar se të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku. Dhe kjo kërkon përpjekje nga të gjithë. Takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në Spanjë krijoi edhe terrenin e duhur për këto diskutime për se si mund të përshtatet BE që të jetë gati për një bashkim më të zgjeruar në të ardhmen. Ne jemi tërësisht të angazhuar dhe do të punojmë për një Evropë të bashkuar e cila do të jetë edhe funksionale edhe më mirë”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …