Gjatë qëndrimit të tij në rrafshin e Dukagjinit, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli i shoqëruar nga kandidatët e Aleancës Kosova e Re për deputetë, ka vizituar edhe qytetin e Pejës. Në një tubim me qytetarë, Pacolli shtjelloi pikat kyçe të programit qeverisës të koalicionit AKR-LDK. “Pika e pare që do ta realizojmë do te jete rritja ekonomike 8%, qe do të krijojë 70 mije vende të reja pune. Përmes krijimit të zonave të lira ekonomike të cilat parashihet të jenë në rrafshin e Dukagjinit, në rrafshin e Kosovës si dhe në Anamoravë, ne do ta bëjmë këtë”. Ai ka shtuar se rritja e pagave qysh në vitin e parë do të jetë 30% e pastaj do të shkallëzohet, varësisht nga GDP-ja. Kjo do të bëhet edhe përmes jetësimit të programit tonë ekonomik”, ka thënë Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …