Peja po vazhdon të përballet me pasojat e rënda të shkaktuara nga vërshimi i jashtëzakonshëm që mori edhe jetë njerëzish. Për t’iu dal në ndihmë qytetarëve të Pejës dhe institucioneve komunale, janë nisur edhe njësitet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, ka shkruar në adresën elektronike, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …