Stevo Pendarovski

Pendarovski kërkon që sa më shumë kompani ruse të hyjnë në Maqedoni dhe të mos i vendosen sanksione Rusisë

Kryetari i Maqedonisë Stevo Pendarovski, thotë se shteti të cilin e drejton ai nuk të bëhet anëtar i Unionit Ekonomik Euroaziatik, sepse është në kundërshtim me aspiratat e vendit për anëtarësim në BE, por e  arsyetoi thirrjen e  kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, që kompanitë ruse duhet të hyjnë në tregun e Maqedonisë më intensivisht. “Bashkimi Ekonomik Euroaziatik është çështje krejt tjetër. Serbia ka nënshkruar kohët e fundit dhe tashmë ka sinjale nga Brukseli se ato dy gjëra – Bashkimi Evropian, negociatat dhe anëtarësimi dhe Unioni Ekonomik Euroaziatik nuk janë kompatibile”, deklaroi Pendarovski, raporton Alsat-M. Pendarovski gjithashtu arsyetoi vendimin e vendit të tij për të mos vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, pas një thirrjeje nga Shtetet e Bashkuara disa vjet më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …