Stevo Pendarovski

Pendarovski: Që të jetë funksionale nisma për “Mini Shënganin Ballkanik”, duhet të jetë e plotë përndryshe do të jetë jofunksionale

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se që të jetë funksionale nisma për “Mini Shënganin Ballkanik”, duhet të jetë e plotë përndryshe do të jetë jofunksionale. Ai ka shtuar më tutje se i ashtuquajturi ‘Mini-Shengeni” ballkanik duhet të përbëhet nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm nga tri. Pra, kjo nismë që të jetë funksionale duhet të jetë i plotë, ndryshe nuk funksionon. Duke komentuar këtë qëndrim të kryetarit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, analisti,Arsim Sinani nga Qendra për studime ndërkombëtare dhe hulumtime ballkanike, ka thënë se kreu i shtetit e ka të qartë se çdo nismë që do të përjashtonte apo nuk do të përfshinte të gjithë shqiptarët,do të jetë e dështuar.

Kontrolloni gjithashtu

Me ceremoninë ushtarake në Kazermën, “Adem Jashari”, filloi Manifestimi Gjithëpopullor Tradicional në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

FSK-ja ka shënuar suksese në vitin 2024, duke vazhduar me forcimin e kapaciteteve të saj dhe angazhimet ndërkombëtare

Forca e Sigurisë së Kosovës,  ka pasur një vit të suksesshëm dhe të sfiduar në …