Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i quan përralla deklarimet së në këtë shtet ka me pak se 20% shqiptarë

Pendarovski: Trupat e KFOR-it mund ta mbajnë situatën nën kontroll në veri të Kosovës edhe në rast të përshkallëzimit

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se bazuar në vlerësimet e NATO-s, trupat e KFOR-it mund ta mbajnë situatën nën kontroll në veri të Kosovës edhe në rast të përshkallëzimit të gjendjes atje. Në një intervistë për televizionin maqedonas, Pendarovski tha se situata në veri nuk është për t’u nënvlerësuar, por beson në aftësitë e Aleancës për të menaxhuar situatën. Nëse NATO-ja me forcat e saj ushtarake mund të qëndrojë pas Ukrainës, një vend me 45 milionë banorë, i sulmuar nga një vend me 145 milionë banorë, pa e nënvlerësuar situatën, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem nëse ka ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës”, ka deklaruar Pendarovski. Për shkak të gjendjes së krijuar në këtë pjesë të Kosovës, kryetari maqedonas tha se çdo dhjetë ditë ka bisedime me komandantin e KFOR-it për shkak se në misionin ushtarak të NATO-s marrin pjesë edhe 65 ushtarë maqedonas.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …