Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Uong, a deklaruar se “pakti i sigurisë” midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është destabilizues dhe “i rrezikshëm për botën. Australia është në solidaritet me Korenë e Jugut dhe ndihet e shqetësuar për shkak të veprimeve destabilizuese të Koresë së Veriut. Wong shprehu se ata vazhdojnë të dënojnë lëshimet e raketave balistike të Koresë së Veriut që kërcënojnë sigurinë e partnerëve të saj, përfshirë Australinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë. Ne shohim se Rusia shfaq sjellje që nuk i shërben paqes, përkundrazi përshkallëzon tensionet. Edhe vazhdimi i transferimit të armëve nga Koreja e Veriut në Rusi është shkelje e hapur e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Wong. Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi vizitë zyrtare në Korenë e Veriut më 19 qershor dhe mes palëve u nënshkrua një “marrëveshje gjithëpërfshirëse e partneritetit strategjik”.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës
Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …