Pensionistët janë ankuar se nuk po ia dalin ta përmbyllin muajin me 100 euro në muaj. Ata kanë përkujtuar se tani kur çmimet e artikujve ushqimor janë rritur tej mase, pensioni i tyre prej 100 euro, nuk po ju mjafton për blerjen e artikujve elementar dhe të domosdoshëm për jetë. Duke folur për vështirësitë e shumta me të cilat përballet kjo kategori e shoqërisë, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi ka theksuar se Qeveria Kurti ka refuzuar në vazhdimësi përfshirjen e tyre në procesin e bisedimeve për përcaktimin e vlerës së pensionit. “Nuk është vetëm kjo Qeveri, por të gjitha qeveritë, në kampanja zgjedhore premtojnë mjaltë dhe tamël, por në realitet na ofron therra dhe shkurre. Më e keqja është se nuk ka vesh me dëgju dhe nuk e ka sensin e të dëgjuarit. Kur bëhet fjalë për pensionistët duhet të pyeten pensionistët. Qeveria e ka për detyrë t’i rrisë pensionet në bazë të indeksit të inflacionit. Këta kanë vendosë me na pre një këmishë, pavarësisht që s’i kanë matë dimensionet tona sa janë. Dimensionet tona janë të gjithë popullatës së Kosovës që është me një inflacion deri në 60 për qind brenda 2 viteve. Qeveria e ka me ligj që ta bëjë vlerësimin e indeksit të inflacionit çdo fund vit dhe komfor inflacionit t’i rrisë pensionet për çdo vit” ka theksuar mes tjerash kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …