Pensionohen tre punëtor të administratës komunale në Malishevë

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, organizuar nga SPAK (Sindikata e Punëtorëve të Administratës Komunale), është mbajtur një ceremoni për pensionimin e tre zyrtarëve komunal, Xhafer Binishit, Ragip Thaçit dhe Haki Hotit. Krahas punëtorëve të administratës komunale dhe kreut të SPAK në Malishevë, Jakup Zulfaj dhe kryesisë, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtorët e drejtorive, ndërsa punëtorët e pensionuar, i kanë falënderuar për punën dhe angazhimin e tyre, deri në pensionim. Fillimisht, kryetari i SPAK në Malishevë, Jakup Zulfja, ka folur për punën dhe angazhimin e deritanishëm të tre punëtorëve, të cilët janë pensionuar, dhe i ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin në punë, me të gjithë punëtorët. Edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka folur për angazhimin e tre të pensionuarve, si dhe për bashkëpunimin shumëvjeçar me ta. “Është kënaqësi dhe krenari kur dikush pensionohet me nderë dhe e gëzon respektin e të gjithëve”, tha kryetari Begaj, i cili ndau edhe disa kujtime gjatë punës me të pensionuarit. Në emër të tre të pensionuarve, foli Ragip Thaçi, i cili ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin në punë, si dhe për organizimin e kësaj ceremonie të pensionimit. Po ashtu, ai ndau edhe disa kujtime nga fillimi i punës së tij, deri në pensionim. Në fund, SPAK ka ndarë mirënjohje për tre të pensionuarit, ndërsa Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, në emër të komunës, ju ka dhënë edhe nga një dhuratë simbolike, në shenjë respekti për punën e bërë në administratën komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …