leoni

Pensionohet ish udhëheqësi komunal i Malishevës gjatë viteve të 90-ta, Rexhë Kastrati

Në praninë e familjarëve, bashkëpunëtorëve, miqëve dhe udhëheqëjes të Komunës së Malishevës, Kryetarit, Ekrem Kastrati, nënkryetarit, Vesel Krasniqi, kryesuesit të Kuvendit, Argjend Thaçi e të drejtoreshës për arsim, Arbëreshë Krasniqi dhe shumë pjesëmarrësve, sot u pensionua ish udhëheqësi komunal i Malishevës gjatë viteve të 90-ta, Rexhë Kastrati.

Në këtë ngjarje, fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ku ndër të tjera theksoi: “Puna e juaj është shumë tematike, është domethënëse, historike, vendimmarrëse, në kohë të vështira nëpër të cilat kalonte populli i Kosovës e në veçanti, qytetarët e Malishevës nën pushtimin e ish jugosllavisë, ku ju dhe udhëheqës tjerë të administratës së kohës së viteve 90-ta të Malishevës i dhatë grushtin më të rëndë, krijesës artificiale të qujtur Jugosllavi. Që nga institucionet lokale dhe qëndrore, duke dënuar vrasjen e dy të rinjve malishevas dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve nga milicia jugosllave, sikurse edhe ngritët zërin e protestës për suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe ndryshimeve kushtetues, njëherit ishit ju përfaqësuesit institucionale dhe delegatët nga Malisheva që mbështetë Deklaratën e 2 Korrikut dhe të Pavarësisë së Kosovës, prandaj ju edhe sot jeni shembulli se si duhet punuar për vendin dhe shtetin e qytetarët tanë”, përfundoi Kastrati.

Rexhë Kastrati ishte njëri ndër rithemeluesit e Komunës së Malishevës në vitin 1986, ku ngarkohet drejtor i të hyrave shoqërore, detyrë që e kreu sukseshëm, demonstratat e 81-shit Rexhën e gjetën student dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejt, pas studimeve, punoi në Komunën e Rahovecit. Rexhë Kastrati udhëhoqi me Komunën e Malishevës, si: Kryetar i Këshillit Ekzekutiv, ai nga kjo pozitë nuk njohu organizimin e pushtuesit të shtetit serbë që e shoi Komunën e Malishevës dhe i shpërndau fshatrat e saj në komuna tjera. Me fillimin e luftës së UÇK-së, Rexha angazhohet si komandant i shtabit të mbrojtjes civile dhe kryente detyra në ndihmë të qytetarëve, e pas fitorës së UÇK-së, Rexha ka punuar dy vite në institucionet lokale dhe më pas në Bankën NLB deri në pensionim, që sot mbushi 65 vite.

Në këtë ceremoni pensionimi, folën edhe shumë bashkëpunëtorë të Rexhës, nxënës, familjarë dhe në fund, nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, për kontributin që dha në punën e administratës komunale ndër vite iu nda mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …