Pensionohet kryetari i Sindikatës së Administratës të Komunës së  Malishevës Azem Gashi

Nënkryetari i komunë së Malishevës Vesel Krasniqi, me rastin e pensionimit të kryetarit të Sindikatës së Administratës të Komunës së  Malishevës Azem Gashi, në fjalën e rastit ndër të tjera tha: “Sot po i nxjerrim fjalët më të mire për punën 40 vjeçare të Azemit, që nga puna si mësimdhënës duke përfshirë edhe vitet 90 në arsim si edhe  punëtorë i administratës komunale, punë që e kreu me përgjegjësi ligjore dhe shoqërore, prandaj që nga sot, ky e merr statusin e pensionistit, njëherit ju dëshirojmë në emër të kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, shëndet e jetë të gjatë pran familjes”, përfundoi Krasniqi. Kryetari i Administratës së Shërbyesve Civil ne nivel vendi, Ali Gashi tha se, “Kam një arsye  më shumë, sot se  gjithherë, kam besuar në punën tuaj në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, juve shëndet e pensionim të rehatshëm”. Me fjalë rasti u paraqit edhe nënkryetarja e sindikatës Valentina Krasniqi, “Ky ishte një punëtor i përkushtuar në punë, prandaj vlerësimi ynë, sot nga institucionet komunale tregon faktet që flasin me relevancë pozitive për të, si personalitet shoqëror që kreu me përgjegjësi të lartë detyrat  në pozitat të ndryshme. Në fund, Azem Gashi falënderoj të gjithë të pranishmit si dhe familjen e tij, kurse nga komuna e Malishevës, sindikata dhe shokët iu ndanë mirënjohje e çmime të ndryshme, për kontributet e dhëna në punët institucionale.

May be an image of 3 people, people sitting, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …