Pensionohet mësimdhënësi Ismet Hysku

Me rastin e pensionimit të mësimdhënësit Ismet Hysku, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka organizuar një pritje, me ç’rast e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e tij, për dekada të tëra. Për kontributin dhe përkushtimin e tij në edukimin e shumë brezave si mësimdhënës në shkollën fillore “dëshmorët e Lubishtës” në Lubisht, Ismet Hyskut  iu nda një mirënjohje nga kryetari Haliti dhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me ekspertë të fushës së hotelerisë ka diskutuar për të ardhmen e hotelit në Sheshin Qendror të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka realizuar një takim me …