Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti kanë pritur në takim mësimdhënësin vitias, Gani Tafa, i cili sapo ka dale në pension. Me këtë rast kryetari Haliti, falënderoj atë për kontributin e dhënë në arsim ndër vite, duke e çmuar lartë punën e tij në arsimimin e gjeneratave të shumta. Ai i ndau z. Tafa një mirënjohje për punën e bërë në Arsim. Përndryshe në takim i pranishëm ishin edhe Raif Musliu, drejtor i shkollës ” Ahmet Hajdari”- Beguncë, ku për shumë vite ka kontribuar mësimdhënsi në fjalë.