Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin Sami Cacaj, drejtoreshën Agnesa Vokshi dhe punonjësit e Socialit, të gjithë së bashku uruam pensionimin e zyrtarit Rrustem Maloku. Maloku ishte punonjës i Komunës së Deçanit, ku për shumë vite dha kontributin e tij në Departamentin e pensioneve në Social. Ai njihet nga të gjithë si njeri me vlera të larta etiko-morale. Të gjithë së bashku i uruan Rrustem Malokut pensionimin, po ashtu i uruan edhe shumë shëndet, duke shtuar se ishin të nderuar që kishin mundësinë të punojnë bashkë.