leoni

Pensionohet zyrtari komunal, Fatmir Devaja

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Fatmir Devajen i cili sapo është pensionuar. Z. Devaja deri me tani ka punuar në kuadër të drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, konkretisht si vozitës i pacientëve të Hemodializës. Ai me këtë rast e falënderoj atë për kontributin e dhënë jo vetëm në shëndetësi por edhe në fushat e tjera duke e çmuar lartë punën e tij dhe tha se ai është shembull për gjenerata të reja. Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje për punën e dhënë. Përndryshe në këtë takim e pranishme ishte edhe drejtoresha e QKMF-së Vjollca Kadolli-Halili, e cila falënderoj atij për gjithë kontributin e dhënë gjatë gjithë kohës. Kurse Fatmir Devaja falënderoj kryetarin për respektin e dhënë dhe të gjithë ish kolegët e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …