Pensionohet Zyrtari Kryesor Financiar,  Halil Shurdhaj pas 36 vite pune në Komunën e Malishevës

Nën organizimin dhe përkujdesjen e Kryetarit  të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe të Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financë e më pjesëmarrjen e punëtorëve të administratës komunale, bashkëpunëtorëve, miqve dhe familjarëve, sot u pensionua, Halil Shurdhaj, Zyrtar Kryesor Financiar. Në këtë ceremoni festive, emocionale, analitike dhe vlerësuese për personalitetin e Halil Shurdhajt që kaloi më shumë se 36 vite në shërbim të qytetarëve dhe të  institucioneve publike të Malishevës e Kosovës, si në ato arsimore, administrativo- komunale dhe në proceset e kauzat politike të popullit shqiptar, foli Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. ”Sot me përgjegjësi, flas para jush të pranishëm, për personalitetin e veçantë, shokun, bashkëpunëtorin dhe mikun  e kauzave të përbashkëta për çlirim, liri dhe shtetndërtim, ku kontribuoi nëpër periudha të ndryshme që kaloi Malisheva dhe Kosova, prandaj Halili, gjithherë tregoi gatishmëri për përmbushjen e detyrave si në sektorin zyrtar profesionale dhe politiko- kombëtare, me këtë rast i shprehi mirënjohje publike për profesionalizimin e treguar si zyrtar kryesor financiar që evaluoi përgjegjësi të lartë në planifikim dhe buxhetim në buxhetin e komunës si dhe racionalitet në shpenzimet buxhetor”. Kurse nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi u shpreh” Edhe si nxënës edhe si bashkëpunëtor komunal profesional e politik, për Halilin, kam vlerësime të larta për punën profesionale që ka treguar në punë, për bashkëpunimin dhe komunikimin zyrtar si dhe për  parimet e zbatueshmërin ligjore e buxhetore që ka pasur në përgjegjësitë e tij në institucionet publike të komunës”. Më pas folën edhe Blerim Thaçi, drejtor për Ekonomi Buxhet dhe Financa, Bashkim Krasniqi, shokë të Halilit dhe familja e në fund vet protagonisti i ngjarjes Halil Shurdhaj, ku falënderoi, familjarët, bashkëpunëtorët e administratës komunale dhe gjithë të pranishmit që ishin pjesë e ceremonisë në pensionimin  dhe datëlindjen e tij. Krejt në fund , Kryetari Kastrati ndajti mirënjohje për Halil Shurdhajn, kurse nënkryetari Krasniqi, shokë dhe familja shumë dhurata  të çmuar për bashkëpunëtorin dhe shokun e tyre, Halil Shurdhajn.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe persona duke studiuar

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …