Zv.Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim lamtumirës zyrtarin nga Qendra për Punë Sociale, Milaim Tahiri, i cila ka dalë në pension. Me këtë rast ai e ka falënderuar z. Tahiri për punën e tij në institucionet komunale duke e vlerësuar lartë për punën e tij. Me këtë rast zv.kryetari Aliu, i ka ndarë atij edhe një mirënjohje për punën e bërë ndër vite. Përndryshe në këtë takim e pranishme ishte edhe Merrushe Ahmeti, drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti.