Pentagoni i rekomandoi presidentit të amerikan, Joe Biden, që t’i përmbahet marrëveshjes më 31 gusht si afati i fundit për largimin e trupave amerikane nga Afganistani, konfirmuan zyrtarët amerikanë. Një raport i Reuters thotë se përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaroi se presidenti amerikan paralajmëroi udhëheqësit e G7 gjatë samitit të sotëm se misioni amerikan në Kabul do të përfundonte në varësi të arritjes së qëllimeve amerikane. Gjatë fjalimit në samitin e G7, presidenti amerikan vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara “po kryejnë me shpejtësi tërheqjet nga Afganistani deri më 31 gusht, në varësi të bashkëpunimit me talibanët”. Biden dërgoi mijëra trupa amerikane në aeroportin e Kabulit pasi talibanët pushtuan kryeqytetin dhe pjesën më të madhe të Afganistanit gati dy javë më parë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …