leoni

Për 1 Majin, që shënon Ditën ndërkombëtare të Punëtorëve, në Shqipëri nuk do të festohet por do të protestohet

Për 1 Majin, që shënon Ditën ndërkombëtare të Punëtorëve, në Shqipëri nuk do të festohet por do të protestohet

Përfaqësuesi i “Organizatës Politike”, Redi Muçi, ka thënë se do të luftojnë për ta kthyer mendësinë e shoqërisë shqiptare që Dita e Punëtorëve (1 maj) të mos festohet, por të protestohet për të kërkuar gjendje më të mirë të punëtorëve. Muçi tregoi se më 1 maj do të organizojnë një protestë në Tiranë, e cila do të fillojë nga ora 11:00 për të kërkuar respektimin e të drejtave të punëtorëve. “Edhe si organizatë politike çështjet e punëtorëve i kemi trajtuar gjithmonë, jemi përpjekur ta nxjerrim shoqërinë shqiptare nga mendësia e festimit të 1 Majit. Ta festojmë 1 Majin, ndërsa gjendja është e mjerueshme, të shoqëruar me vdekje në vendin e punës, punëtorët punojnë pa sigurime. Një situatë realisht e papranueshme prej 30 vitesh tani. Kjo gjendje duhet të ndryshojë dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është përmes angazhimeve. Mbi 300 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës në nëntë vjetët e fundit. Ndoshta edhe më shumë. Është e vështirë të gjenden të dhënat e sakta. Kryesisht në miniera dhe sektorin e ndërtimit. Në Shqipëri është ‘boomi’ i ndërtimeve të reja. Në këtë kontekst, 1 Maji është ditë simbolike, nuk është ditë që i zgjidh të gjitha, ka thënë Redi Muçi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …