Departamenti i Mjekëve pa Kufij, konsideron se Gaza po përjeton një ndëshkim kolektiv nga Izraeli, kundër tërë popullatës, pa dallim

Për 290 ditë luftime ushtarët izraelitë kanë vrarë mbi 39 mijë palestinezë, shumica syresh fëmijë e gra

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ku për 290 ditë vazhdojnë sulmet izraelite është rritur në mbi 39 mijë, transmeton Anadolu. Në njoftim thuhet se ushtria izraelite ka kryer 3 “masakra” në rajone të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme kanë humbur jetën 23 palestinezë të tjerë dhe janë plagosur 91 persona. Me këtë numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 39 mijë e 6 ndërsa i të plagosurve në 89 mijë e 818. Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite. Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga një sulm i 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …