Për 4 ditë radhazi kryetari Ramosaj mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Zhvillimit të Maleve në zonën malore të Grenoble, Francë

Për 4 ditë radhazi, kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorin Halil Tolaj dhe drejtorin Isuf Demhasaj, morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Zhvillimit të Maleve në zonën malore të Grenoble, Francë – kryeqyteti i Alpeve. Zhvilluan një sërë vizitash dhe takimesh të drejtpërdrejta me përfaqësues të institucioneve vendore dhe rajonale në disa lokalitete të këtij rajoni alpin, për të mësuar më shumë për rolin dhe vizionin strategjik të autoriteteve vendore në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit malor. Gjatë kësaj vizite u morën shembujt më të mirë nga fusha e turizmit, u shkëmbyen ide dhe kontakte, e po ashtu patën mundësinë të shohin nga afër tri qendra të skijimit në këtë qytet. Ky aktivitet është mbështetur nga Swisscontact, përmes projekteve FEGO Project Kosovo dhe PPSE Program Swisscontact, në bashkëpunim me 12 Komuna në Kosovë. Kryetari Ramosaj u shpreh se ndihet shumë i lumtur që zhvilluan këtë vizitë, që mundësoj të sjellin shembujt më të mirë në qytetin e Deçanit, që Deçani të bëhet atraksion turistik.

May be an image of 5 people and text that says 'PAVILLON abamo ENCO UTILA UTIL RAME epodo 00ea TA'

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …