Dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

Për 7 muaj kanë vdekur 71 pjesëmarrës në komunikacion nga aksidentet

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, nga pasojat e aksidenteve  në komunikacion kanë humbur jetën 71 qytetarë. Nga statistikat mësohet se numri i të vdekurve ka shënuar rritje. Gjatë periudhës së njëjtë kohore të vitit 2016, numri i qytetarëve që kanë vdekur nga aksidentet ka qenë 59. Policia e Kosovës njofton se shkaktar kryesor i aksidenteve me fatalitet është ngasja e me shpejtësi të madhe e automjeteve. Njohës të komunikacionit kanë thënë se përkundër aksidenteve të mëdha, nuk janë marr masat nevojshme nga institucionet për parandalimin tyre. Nga ana tjetër, zyrtar të policisë kanë thënë se në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e aksidenteve, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 218 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …